Pas 26 vitesh pritje, FC St. Gallen ka rikthyer titullin kampion, duke ndezur festë të madhe mes lojtarëve dhe tifozëve.
Klubi zviceran publikoi pamje nga festa në dhomën e zhveshjes, ku futbollistët shihen duke kënduar, vallëzuar dhe festuar triumfin historik. Mes protagonistëve ishte edhe kapiteni Lukas Görtler, i cili udhëhoqi atmosferën festive së bashku me bashkëlojtarët.
Pamjet e publikuara në Instagram u shpërndanë me shpejtësi nga tifozët, ndërsa atmosfera e krijuar pas fishkëllimës finale tregoi emocionet e mëdha të suksesit të shumëpritur.
Festimet nuk përfunduan vetëm në stadium. Në mbrëmje, skuadra u rikthye në qytetin e St. Gallen, ku mijëra tifozë dolën në rrugë për të pritur kampionët dhe për të festuar së bashku një nga momentet më të rëndësishme në historinë e klubit.


