Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda këtij subjekti politik.
Sipas tij, LDK-së nuk i duhen as “analizat” e VV-së, as “këshillat” e PDK-së.
Të gjithë, secili në mënyrën e vet, kanë të njëjtin interes: ta shfrytëzojnë, ta dobësojnë dhe ta dëmtojnë LDK-në për llogaritë e tyre politike, ka thënë Ferati.
Postimi i plotë:
LDK-së nuk i duhen as “analizat” e VV-së, as “këshillat” e PDK-së, e as “kujdesi” i oportunistëve zgjedhorë.
Të gjithë, secili në mënyrën e vet, kanë të njëjtin interes: ta shfrytëzojnë, ta dobësojnë dhe ta dëmtojnë LDK-në për llogaritë e tyre politike. E të gjithë këta pa dallim, në thelb po punojnë edhe kundër interesit të shtetit, sepse fati i LDK-së dhe fati i Kosovës ecin bashkë.
LDK./Indeksonline/

