Ferdinand mesazh Welbeckit: Injoroje interesimin e Chelseat, eja në Mançester!

Legjenda e futbollit anglez, Rio Ferdinand ka bërë një reagim interesant në rrjetet sociale në lidhje me sulmuesin, Danny Welbeck.

Veterani është i lidhur për një transferim në Chelseat gjatë merkatos së verës, shkruan Indeksonline

Por, kjo nuk i pëlqeu aspak legjendës së Manchester Unitedit, i cili ka lënë një mesazh për 35-vjeçarin.

“Welbs, injoroi. Riktheu në shtëpi. Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve është në Mançester”, ka shkruar Ferdinand në rrjetet sociale

Kujtojmë që Blutë e Londrës nuk do të marrin pjesë në asnjë kompeticion të UEFA-s në sezonin e ri./Indeksonline/

By admin4