Policia njofton se sot qytetarja A. Mehmeti, 43-vjeçare, mësimdhënëse nga Ferizaj, ka gjetur një portofol me një shumë të caktuar parash në afërsi të rrugës “Agim Matoshi” në Ferizaj, duke e dorëzuar portofolin me paratë në stacionin policor në Ferizaj.
Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetarja me inicialet L.K. (22-vjeçare) nga Ferizaj, me banim të përkohshëm në Gjermani, e cila ka raportuar humbjen e portofolit.
“Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, pronares së ligjshme i janë kthyer portofoli dhe paratë; 2030.85 euro”, njofton policia.


