Fermerët në protestë, Muja e çon këshilltarin t’i ftojë në takim: Po ju pret në zyrë

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja i ka ftuar në takim përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit, të cilët protestuan sot para objektit të Ministrisë.

Pas përfundimit të aksionit ku prodhuesit hodhën qumësht në hyrje të objektit të Ministrisë së Bujqësisë, ministri Muja dërgoi një nga këshilltarët e tij që t’i ftojë për takim prodhuesit e qumështit.

“Tre veta.. ata që keni folur gjatë momentit të protestës. Më duhen tre përfaqësues të protestuesve”, iu tha fermerëve, këshilltari për media i ministrit Muja.

Ai tha se ministri ishte duke i pritur përfaqësuesit e fermerëve në zyrën e tij.

Prodhuesit e qumështit, bashkë me përfaqësues të Qumështores Vita protestuan kundër veprimeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit në fabrikën e qumështit Vita, e cila u vetëmbyll katër ditë më parë.

By admin7