Feston sot 80-vjetorin e lindjes, Trump flet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe “dhuratë” për ditëlindjen e tij

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja për t’i dhënë fund përplasjeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të nënshkruhet këtë të diel që përkon edhe me ditëlindjen e tij.

Presidenti amerikan mbush 80 vjeç dhe shpreson në një “dhuratë” speciale, por Irani ka shprehur dyshime lidhur me afatin kohor të saj. Këtë mëngjes, negociatorët e Katarit udhëtuan për në Teheran në koordinim me Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në lehtësimin e finalizimit të marrëveshjes SHBA – Iran , raporton CNN.

Ndërkaq, në një postim në rrjetet sociale, presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global, do të jetë “e hapur për të gjithë” sapo marrëveshja të hyjë në fuqi.

“Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sot dhe menjëherë pas kësaj, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur për të gjithë. Ne mezi presim të punojmë me Iranin dhe të gjithë Lindjen e Mesme për një kohë të gjatë. Shpresojmë që ky proces të jetë i shpejtë, i lehtë dhe pa probleme”, tha Trump.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se nëse procesi nuk do të zhvillohej me ritmin e duhur, Uashingtoni kishte në dispozicion “alternativën përfundimtare, e cila shpresoj të mos përdoret më kurrë”, shtoi ai.

Megjithatë, Forcat e armatosura të Iranit, mohuan se do të nënshkruhet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara sot dhe kritikuan “këmbënguljen e pazakontë” të Presidentit Donald Trump raporton CNN.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike e përshkroi kohën si një “provë për ekipin negociator iranian” dhe thanë se njoftimi i Trump ishte i nxituar./TCH

By admin7