FFM i ka shpërndarë mjetet financiare nga UEFA për klubet e Maqedonisë, ndërsa bindshëm përfituesi më i madh është Shkëndija. Më shumë se gjysma e shumës totale, respektivisht 5.771.699 euro, do të derdhen në llogarinë e Shkëndijës. Këto janë mjete të fituara falë paraqitjeve të suksesshme të klubit tetovar në Conference League, ku arriti deri në fazën nokaut.
Shuma të konsiderueshme përfituan edhe përfaqësuesit e tjerë të Maqedonisë në garat evropiane: Vardari me 880.583 euro, Rabotniçki me 541.583 euro dhe Sileksi me 505.583 euro.
Grand Kozmetik
Klubet tjera të Ligës së Parë do të marrin nga 180.583 euro secili nga fondi solidar i UEFA-s, ndërsa klubet e Ligës së Dytë përfituan nga 10.944 euro. Mjete financiare u ndanë edhe për futbollin e femrave dhe futsallin – ekipi i femrave Ljuboten fitoi 227 mijë euro, ndërsa KMF Forca 2015 përfitoi 60 mijë euro.


