Fico: Çmimet e naftës varen se si ka bërë gjumin Trumpi

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka shpërthyer me kritika të ashpra ndaj ndikimit të Shtetet e Bashkuara në ekonominë globale, duke e lidhur drejtpërdrejt luhatjen e çmimeve të naftës me deklaratat dhe qëndrimet e Donald Trump.

“Jemi nën presion të vazhdueshëm nga çmimet e naftës, të cilat duket se varen nga mënyra se si Donald Trump fle atë natë. Kur ai fle mirë, çmimet bien. Kur nuk fle mirë dhe zgjohet për të bërë një deklaratë, çmimet e naftës rriten automatikisht. Po jetojmë në një pasiguri totale të nxitur nga Shtetet e Bashkuara. Nuk mund të planifikojmë afatgjatë kur ekonomia e një kontinenti të tërë varet nga humori i një njeriu të vetëm në Uashington.”, deklaroi Fico.(INA)

By admin7