FIFA ka sqaruar një nga episodet më të diskutuara pas finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, ku pati tensione dhe përplasje pas përfundimit të ndeshjes.
Fillimisht u raportua se mesfushori argjentinas Leandro Paredes kishte marrë karton të kuq për shkak të përfshirjes në kaosin pas vërshëllimës së fundit, madje ky informacion u shfaq edhe në sistemin zyrtar të FIFA-s për komentatorët.
Megjithatë, bëhet e ditur se nuk bëhej fjalë për një anulim të kartonit të kuq nga FIFA, por për një gabim në sistem. Sipas gazetarit të BBC-së, Dale Johnson, të dhënat ishin futur gabimisht dhe më pas janë fshirë.
“Shumë profile e kanë keqinterpretuar informacionin për Leandro Paredes-in. Kartoni i kuq nuk është anuluar, sepse karton i kuq nuk ka pasur fare. Ai ishte shfaqur gabimisht në sistemin informativ të FIFA-s për komentatorët dhe më pas është fshirë”, ka sqaruar Johnson.
Argjentina e përfundoi finalen ndaj Spanjës me 10 lojtarë, pasi Enzo Fernández u ndëshkua me dy kartonë të verdhë dhe u përjashtua nga loja./Indeksonline/



