Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka publikuar pamje nga Spitali Klinik i Shtipit, ku shihet një dhomë e përmbytur dhe tavani i dëmtuar.
“Kjo është pamja e shëndetësisë maqedonase sot, me Hristijan Mickoskin dhe Sasho Klekovskin. Spitali Klinik në Shtip. Një dhomë e përmbytur, tavan i shkatërruar. Në kushte të tilla trajtohen sot pacientët. Në kushte të tilla punojnë mjekët.
Nuk ka fjalë të mjaftueshme për këtë katastrofë. Për tenderë kriminalë ka para, ndërsa për shëndetësinë nuk ka. Kush do të mbajë përgjegjësi? Apo përsëri dikush tjetër e ka fajin tuaj?”, ka shkruar kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe./TS/


