Filipçe: Qeveria e Przhinës duhet të mbetet, përndryshe LSDM do të tërhiqet nga Grupi i Punës për Kodin Zgjedhor

-Qeveria e Przhinës duhet të mbetet, përndryshe grupi parlamentar i LSDM-së do të tërhiqet nga Grupi i Punës për Kodin Zgjedhor, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Venko Filipçe. Kreu i LSDM-së theksoi se Qeveria e Przhinës është i vetmi mekanizëm kontrolli që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Nëse sot në Komision kalon ky Ligj për Qeverinë ashtu siç është, grupi ynë parlamentar tërhiqet nga Grupi i Punës për Kodin Zgjedhor”, tha Filipçe.

Ai theksoi se si parti duhet të reagojnë dhe qytetarët të dinë me çfarë qeverie kanë të bëjnë dhe pse, siç tha ai, po shmangen mekanizmat e kontrollit që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Plotësisht e korruptuar. Pse nuk duan të mbetet Qeveria e Przhinës? Nga çfarë kanë frikë dhe po ikin?”, pyeti Filipçe.

Filipçe gjithashtu shprehu bindjen se do të ketë zgjedhje të parakohshme, duke shtuar se për këtë arsye po nxitohet me këto ndryshime ligjore.

“Po nxitojnë sepse po u mbarojnë paratë në buxhet për interesat e tyre të biznesit. Po nxitojnë që të miratojnë ligjin për të shpallur zgjedhje të parakohshme. Ligji për zgjedhjet nuk mund të miratohet pa grupin tonë parlamentar”, theksoi Filipçe.

By admin2