Botërori 2026 po vjen drejt përfundimit.
Emocione, drama edhe spektakli e përcollën gjatë tërë këtij turne, duke treguar dhe njëherë pse është më e shikuara në botë.
Ndërsa pas orëve të mesnatës është mësuar se kush do të ndajë drejtësinë në këtë finale, me FIFA-n që i besoi ndeshjen sllovenit, Sllavko Vinçiq.
Vinçiq, ka eksperiencë të madhe në këtë fushë ku kishte gjykuar edhe finalet e Europa League dhe Champions League.
Ndeshja do të jetë mes kampionit të Evropës, Spanjës dhe kampionit në fuqi të Botës, Argjentinën e cila zhvillohet këtë të diel në “MetLife Stadium” me fillim në orën 21:00./IndeksOnline/



