Fitore bindëse e Liverpoolit, kualifikohen tutje në “Carabao Cup”

Liverpooli ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të “Carabao Cup”.

“Reds”, arritën të mposhtin Tottenhamin në “Anfield” me rezultat bindës 3-1, duke ia thelluar krizën mysafirëve.

Golat u shënuan nga Alexis Mac Allister, Cody Gakpo dhe Dominik Szoboszlai për Liverpoolin, ndërsa për Tottenhamin ishte Conor Gallagher i vetmi që shënoi golin.

Ende nuk dihet kundërshtari i Liverpoolit në fazën tjetër, me shortin që hidhet pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve.