Fjalët e para të Klopp-it pasi mori drejtimin e Gjermanisë, deklaratë briliante e tij

Rikthehet Jurgen Klopp, prezantohet si trajner i Gjermanisë me kontratë deri në 2030.

Si zakonisht deklaratat e tij janë briliante.

“Është një nder i madh për mua që jam këtu sot si trajner i Gjermanisë. Para disa vjetësh ishte e paimagjinueshme dhe me çfarë ka ndodhur ditët e fundit është si një film në kokën time. I falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur këtë. Suksesi ynë do të matet nga performanca, nga çfarë do të arrijmë. A jemi të mirë sa Franca? Jo. A kemi lojtarë si Dembele, Mbappe, Doue apo Barcola? Jo, nuk kemi, por mund t’i mposhtim. Nuk është e rëndësishme të jemi si Franca, Spanja apo Argjentina. Nuk jemi numri 1 në botë tani, por duhet të shikojmë nga vetja si luajmë. Kjo vlen më shumë. Kam drejtuar klube dhe tani drejtoj një vend të tërë. Ndiej përgjegjësi për çdo tifoz të këtij vendi”, ka thënë Klopp në prezantimin e tij.

By admin4