Siç bëjnë të ditur media në gjuhën shqipe se sot në Shkup, vjen për vizitë zyrtare Albin Kurti.
Pas tre muajve nga takimi i fundit me kryekomitin Micko, me rastin e kongresit të bashkimit vredist, Albinit nuk iu duruar pa e takuar mikun e Vučkos dhe sërish po vjen për ta takuar mikun e përbashkët.
A vjen Albini ne Shkup për të mirën e shqiptarëve apo për interesat e tij?
Vjen për t’i siguruar vlenushkat se miku i tij Micko nuk do t’i dëboj nga qeveria apo me shume se kaq?
Nese nuk vjen për interesin e shqiptarëve ahere për cilin interes vjen Albini?
A guxon Albini t’i thotë vëllamit të tij Micko se mbajtja e nofkes së 20% në kushtetutë nuk i shërben marrëdhënieve tona as dinjitetit shqiptar, pasi atë qëndim që mban Bullgaria ndaj gjuhës suaj ju po e mbani ndaj gjuhës shqipe!
Kjo do te ishte pika kulminante e atdhetarizmit të munguar te Albin Kurtit ndaj shqiptarëve te Severnistanit.
Kjo nuk është rruga që i pëlqen Albinit paçka se shqiptarët gëzojnë këtë status denigrues të gjuhës shqipe dhe të identitetit kombëtar, përkundrazi, atij aq i bën!
Albini kërkon të luajë rolin e babës lider në trojet shqiptare dhe nuk kërkon ta zgjedh apo te ndihmoj problemin e shqiptarëve në Severnistan.
Të tjerat që thuhen pastaja janë përralla me mbret, prandaj jemi aty ku jemi dhe jo ku duhej të ishim!
Medai shaholli



