Njëri nga organizatorët e protestës Mevlan Ademi në fjalën e tij para protestuesve, tha se e drejta për gjuhën shqipe nuk është privilegj, por siç shtoi e drejtë e fituar me Marrëveshjen e Ohrit.
“Këtë gjuhë na ka falur nëna bez pas brezi. Sot kërkojmë të drejtën për të folur shqip në tokën tonë. Foshnja kërkon qumshtin, lumi kërkon shtratin, dhe ne shqiptarët kërkojmë gjuhën tonë. Ky nuk është privilegj, por e drejtë Kushtetuese e këtij vendi e drejtë e fituar me Marrëveshjen e Ohrit, e drejtë që nuk varet nga një ministër. Kjo është e drejtë që lind me ne, sepse ne jemi këtu dhe çdo herë do të jemi këtu”, tha njeri nga organizatorët Mevlan Ademi.


