Këngëtari kosovar Labinot Rexha është sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. Këtë herë, jo vetëm për fotografinë e publikuar nga pushimet, por edhe për një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit.
Në fotografinë e postuar në TikTok shfaqet etiketa zyrtare “Përmban media të gjeneruara me AI”, një njoftim që platforma e përdor për përmbajtje të krijuara ose të modifikuara me inteligjencë artificiale. Ky detaj ka nxitur menjëherë reagime dhe diskutime mes përdoruesve.
Shumë komentues kanë vënë në dukje se pamja e këngëtarit duket e modifikuar në mënyrë të theksuar, duke përmendur trupin, fytyrën dhe elemente të tjera të fotografisë. Disa e konsideruan përdorimin e AI-së si një mënyrë kreative për përpunimin e imazheve, ndërsa të tjerë e kritikuan duke thënë se fotografia është larg pamjes natyrale.
Pavarësisht komenteve, etiketa e TikTok-ut ka bërë që fotografia të marrë edhe më shumë vëmendje, duke rikthyer debatin mbi përdorimin e inteligjencës artificiale dhe filtrave në rrjetet sociale./faktiditor.info




