Edhe pse ëndrra për të ngritur trofeun u shua në gjysmëfinale, Franca dhe Anglia do të zhvillojnë sonte ndeshjen e vendit të tretë në Kupën e Botës 2026.
Dy përfaqësueset evropiane synojnë ta mbyllin turneun me fitore dhe të sigurojnë medaljen e bronztë, pasi rruga e tyre përfundoi në gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline.
Franca u mposht 2-0 nga Spanja, ndërsa Anglia pësoi humbje nga Argjentina me rezultat 2-1, duke humbur mundësinë për të luajtur në finalen e madhe.
Ndeshja mes Francës dhe Anglisë do të nis nga ora 23:00./IndeksOnline/



