“Frustrimi shpërtheu pas kërkesës së Kurtit”, “VV s’i ka votat për Presidentin”, CNN raporton për incidentin në Kuvend

Për krizën politike në Kosovë ka raportuar edhe CNN, duke publikuar një video nga momenti i incidentit të djeshëm në Kuvend, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me kërkesë të të cilit seanca konstituive u ndërpre për herë të dytë.

CNN raporton se vendi i vogël ballkanik ka qenë në ngërç politik për gati dy vjet.

Frustrimi shpërtheu pasi kryeministri në detyrë kërkoi më shumë kohë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, shkruan mediumi i njohur ndërkombëtar.

Vetëvendosje e Kurtit i fitoi zgjedhjet e parakohshme në qershor. Por nuk e ka shumicën prej 2/3 të nevojshme për ta zgjedhur Presidentin. Ajo ka nevojë për mbështetjen e partive të komuniteteve joshumicë për ta formuar qeverinë, shkruan CNN.

By admin7