Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur trupin e një personi të zhdukur në ditën e dytë të kërkimit.
“Pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të FSK- së, kanë arritur të gjejnë tupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës”.
FSK tha se i gjithë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të Podujeves.

