Spartans dhe NSI Runavik ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi një moment i pazakontë në minutat shtesë ka bërë që shumë tifozë të hedhin dyshime për kurdisje.
Gjithçka ndodhi në fundin e ndeshjes, kur një lojtar i Hamrunit mendoi se topi kishte dalë jashtë vijave kufizuese dhe e preku atë me dorë brenda zonës, megjithatë, loja nuk ishte ndërprerë dhe arbitri akordoi penallti për NSI-n, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga Ishujt Faroe e shfrytëzoi mundësinë në maksimum, duke shënuar nga pika e bardhë në minutën e 90+4, gol që rezultoi vendimtar për kualifikimin në raundin e ardhshëm të Conference League.
Pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë tifozë kanë ngritur dyshime dhe kanë spekuluar për mundësinë e një ndeshjeje të kurdisur. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë provë apo deklaratë zyrtare nga UEFA apo autoritetet përkatëse që të mbështesë pretendime të tilla.
Videoja e momentit ka bërë xhiron e internetit, ndërsa debati mes tifozëve vazhdon, me shumë prej tyre që e konsiderojnë incidentin një nga momentet më të çuditshme të këtij edicioni të garave evropiane./IndeksOnline/
Absolute chaos in the UEFA Conference League qualifier between Malta’s Hamrun and NSI of the Faroe Islands.
Hamrun were convinced the ball had gone out for a goal kick, so they picked it up.
Referee awarded a 91st-minute penalty.
Hamrun lost 2-1 and 3-2 on agg.
Incredible. pic.twitter.com/xSMFPOL9Zm
— Sacha Pisani (@Sachk0) July 17, 2026



