Është duke vazhduar numërimi i votave të fundit nga KQZ, ndërsa gara po vazhdon mes kandidatëve brenda partive për të parë se kush do ta sigurojë një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Përveç garës mes kandidatëve brenda subjekteve politike, gjithashtu Lëvizja Vetëvendosje po synon të sigurojë numrin maksimal të votave nga diaspora, çka mund të rrezikojë subjektet e tjera me zvogëlim të numrit të deputetëve. Prandaj, ende asgjë nuk është definitive pa u numëruar të gjitha votat.
Në përditësimet më të fundit nga KQZ, tregojnë se kandidati i PDK’së, Rrustem Mustafa (Remi), ka marrë 18,481 vota dhe për monentin konsiderohet si zgjedhur, duke lënë pas kandidatët Hajdar Beqën i cili ka për momentin 18,243 vota si dhe Xhavit Halitin i cili qëndron pas tyre me 18,213 vota, dhe të dy këta rrezikojnë të mbetën jashtë Kuvendit.

