Me rreth 48% të votave të numëruara në Prishtinë, VV-ja kryeson me 50.25% të votave, duke lënë pas rivalët me një diferencë të konsiderueshme.
Në vendin e dytë renditet LDK me 25.07%, ndërsa PDK mban pozitën e tretë me 17.66% të votave të numëruara deri më tani.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 4.41% të votave.
Procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet pritet të ndryshojnë me përditësimin e të dhënave nga vendvotimet e mbetura.

