Georgina Rodriguez, e fejuara e Cristiano Ronaldos, u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Kering Women in Motion” në Festivalin e Filmit në Kanë dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen me ndryshimin e saj të madh në pamje.
Flokët e saj të rinj bjonde, të cilët habitën publikun dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale, shkaktuan komentet më të shumta, transmeton Indeksonline.
Për këtë rast, Georgina zgjodhi pantallona elegante të zeza dhe një këmishë me një dekolte të thellë, e cila ia theksonte hiret trupore.
Reçipetat me dantellë ishin të dukshme poshtë këmishës dhe ajo e kompletoi të gjithë veshjen me bizhuteri luksoze dhe një çantë dore të shtrenjtë.
Publikimi i saj i ri u bë shpejt temë në rrjetet sociale, ku pati komente të shumta.
Ndërsa disa e vlerësuan guximin dhe gatishmërinë e saj për të ndryshuar, të tjerë nuk ishin të kënaqur me pamjen e saj të re.
Disa pyesnin veten nëse Georgina mbante paruke apo nëse e kishte ndryshuar vërtet ngjyrën e flokëve. “Nuk më pëlqen kjo paruke e saj”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: “Ajo mund të tregojë gjithë arin e botës që ia bleu Ronaldo, nuk do të jetë kurrë elegante”.
Nga ana tjetër, shumë veta i dolën në mbrojtje. “Më pëlqen që nuk ka frikë të eksperimentojë me pamjen e saj”, shkruhej në një koment, ndërsa një tjetër tha shkurt: “I shkon shumë mirë”.


