Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka treguar se ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e ka paditur për shpifje.
Ai ka ironizuar me këtë verim të Gërvalles.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se padinë ka mundur ta dërgon edhe në Gjykatë Speciale.
“Donika Gërvalla më paska paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ka mujtë me dërgu lëndën edhe në Gjykatën Speciale. 🤣 Paramendo! Ajo që prej vitesh është akuzuar si shpifëse, demonizuese, përçarëse, polarizuese, denigruese, stigmatizuese, etiketuese dhe përbaltëse, tani më padit mua për shpifje! Ani nashtë! Mezi pres të ballafaqohemi në gjykatë”, ka shkruar ai.



