Gjashtë të vdekur nga sulmi i një 14-vjeçari brenda një shkolle në Tajlandë

Të paktën gjashtë persona humbën jetën pasi një nxënës 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë në Tajlandë, përpara se t’i jepte fund jetës së tij, konfirmuan autoritetet.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së premtes në shkollën e mesme Debsirin Nonthaburi, në provincën Nonthaburi, në veri të Bangkokut. Shkolla ka rreth 3.100 nxënës, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa nxënësit u evakuuan me urgjencë nga klasat.

Komandanti i Policisë Provinciale të Nonthaburit, nënkoloneli Dechrapee Kongdee, konfirmoi për agjencinë Reuters se të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa autori i dyshuar është vetëvrarë pas sulmit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivin e ngjarjes, i cili deri tani mbetet i paqartë./Klankosova.tv

Emergency personnel assist an injured teacher near an ambulance, at Debsirin Nonthaburi School, the site of a shooting incident, in Bang Kruai district in Nonthaburi province on the outskirts of Bangkok, Thailand, August 7, 2026. REUTERS/Chalinee Thirasupa

By admin7