Këtë mëngjes, trupi i Lirim Hajredinit u gjet pranë qendrës tregtare Mavrovka, raporton 4News.mk
Sipas informacioneve tona, ai ka bere vetëvrasje.
Për më shumë se 16 vjet, ai ishte drejtor operacional i stacionit të parë televiziv kombëtar në gjuhën shqipe, Alsat.
Vendi është siguruar nga policia dhe trupi do t’i dorëzohet autopsisë.
Ai ishte një menaxher me përvojë në sektorin e medias me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe prodhim televiziv. Përveç karrierës së tij menaxheriale, ai ka punuar edhe si përkthyes i literaturës profesionale./Faktiditor.info/



