Kombëtarja e Gjermanisë ka arritur fitoren në ndeshjen miqësore para Botërorit.
“Die Mannschaft”, e mposhti njërin nga nikoqirët e këtij edicioni, SHBA-në me rezultat 1-2, e cila u zhvillua në “Solder Field” të Chicagos.
Golat u realizuan nga Kai Havertz dhe Leroy Sane për Gjermaninë, ndërsa të vetmin për SHBA-në e shënoi Antonee Robinson.
Gjermania, nis rrugëtimin e tyre në Botëror ndaj Curaçaos më 14 qershor, ndërsa SHBA ndaj Paraguajit më 13 qershor.

