Gjini: Unë isha nënkryetar i Ramush Haradinajt, kurse Albini ishte nënkryetar i Nenad Rikalos në KAN

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka lëshuar akuza të rënda dhe të drejtpërdrejta në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Në një konferencë të mbajtur dje, Gjini ka bërë një krahasim lidhur me të kaluarën politike të tij dhe të Kurtit.

Ai ia ka rikujtuar lideri të VV-së se cfarë pozicionesh ka mbajtur në të kaluarën.

“Unë kam qenë nënkryetar i Ramush Haradinajt, po Albin Kurti ka qenë nënkryetar i Nenad Rikalos në KAN!”, ka deklaruar Gjini.

Sipas Gjinit, ndërsa vija e tij politike ka qenë gjithmonë e rreshtuar krahas krahut të luftës dhe Haradinajt, Kurti ka një të kaluar bashkëpunimi që duhet t’i shpjegojë qytetarëve.

Nenad Rikalo është një politikan serb i Kosovës, i cili më vonë u bë pjesë e Listës Serbe dhe shërbeu si Ministër i Bujqësisë nga ku u shkarkua pas dyshimeve dhe akuzave për keqpërdorime.

Rikalo ka qenë pjesë e shoqërisë civile në Kosovë pas luftës dhe ka deklaruar publikisht se në vitin 2003 ka bashkëthemeluar organizatën KAN së bashku me Albin Kurtin.

By admin7