Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë lidhur me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaka ka shprehur qëndrimin e tij për luftën dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, shkruan Indeksonline
“Luftuan për tokën e tyre, për lirinë e atdheut. ‘Liria ka emër’”, ka shkruar Xhaka.
Reagimi i kapitenit të Sunderlandit dhe Kombëtares së Zvicrës vjen një ditë pas vendimit në Hagë, duke iu bashkuar reagimeve të shumta publike lidhur me zhvillimet në proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së./Indeksonline/



