Grealish bie në gjumë në mesditë mes shisheve të alkoolit

Jack Grealish është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për arritje në fushën e lojës.

Sulmuesi anglez është fotografuar duke fjetur në një ambient me shishe alkooli përreth, gjatë një daljeje me miqtë në Manchester.

Sipas raportimeve, 30-vjeçari është parë i përgjumur dhe më pas i fjetur në një rooftop bar në qytet, pas një pasditeje me pije alkoolike, përcjell “Gazeta Express”.

Dëshmitarët thonë se Grealish ka mbërritur në lokal rreth orës 16:30 dhe vetëm një orë më vonë është parë duke fjetur në divan, ndërsa miqtë e tij janë përpjekur ta zgjojnë.

“Alkooli duket se e ka bërë efektin e vet,” ka thënë një dëshmitar për mediat britanike.

Futbollisti i Evertonit po e kalon një periudhë të komplikuar pas një operacioni në këmbë, që e ka detyruar ta mbyllë sezonin më herët.

Pavarësisht se në fillim të sezonit kishte treguar formë të mirë me gola dhe asistime, dëmtimi i fundit e ka ndalur plotësisht ritmin e tij.

Grealish pritej të rikthehej si një nga figurat kryesore të skuadrës, por lëndimi dhe mungesa në ndeshje kanë ndikuar edhe në pozicionin e tij në përfaqësuese.

Ky episod vjen në një moment kur emri i tij është shpesh i lidhur me stilin e jetës jashtë futbollit.

Në të kaluarën, Grealish ishte kritikuar disa herë për mënyrën e tij të festimeve dhe daljet e shpeshta sociale, gjë që ka ngjallur debat në Angli për disiplinën e tij profesionale. /Gazeta Express

By admin3