Gruda në Hagë: “16 shtatori do të jetë dita e lirisë për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin”

Pak kohë para shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Pas vizitës, Gruda ka deklaruar se Thaçi ishte në disponim të mirë dhe me vullnet të madh. Ai tha se gjatë takimit kanë biseduar për tema të ndryshme, duke vlerësuar lart qëndrueshmërinë dhe forcën e ish-presidentit.

“Po largohem nga këtu me ndjenjën se pas shpinës sime po mbetet i mbyllur jo thjesht një njeri, por një pjesë e historisë më të re të Kosovës dhe lirisë sonë”, ka shkruar Gruda.

Ai është shprehur optimist për vendimin e ardhshëm, duke thënë se 16 shtatori do të jetë dita e lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në rastin e gjykimit në Hagë.

Fillimisht, Trupi Gjykues kishte paraparë që vendimi të shpallej deri më 19 maj, ndërsa më pas afati u shty deri më 20 korrik, për shkak të kompleksitetit të çështjes. Në fund, Gjykata caktoi 16 shtatorin 2026 si datën për shpalljen e aktgjykimit.

Gjenden eshtrat e 23 individëve në Zubin Potok

By admin