Sonte përcaktohet edhe lideri i grupit I.
Ndeshja Norvegji-Francë, apo siç e shohin disa si përballja mes yjeve si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
Fitorja e njërës prej këtyre kombëtareve, do t’i vendoste si lidere e grupit I.
Po ashtu do të zhvillohet edhe ndeshja mes Senegalit dhe Irakut, të cilat po ashtu i kanë gjallë shpresat për kualifikim si vend i tretë.
Kujtojmë se të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në orën 21:00.

