Haradinaj kujton kolonelin Ahmet Krasniqi: Ishte shembull i sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë së pastër për atdheun

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi.

Ai ka thënë se përvjetoret si ky i sotmi na kujtojnë çmimin e lartë që pagoi Kosova për lirinë.

Postimi i plotë:

Përvjetorët si ky i sotmi na kujtojnë çmimin e lartë që pagoi Kosova për lirinë. Kolonel Ahmet Krasniqi ishte shembulli i sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë së pastër për atdheun.

Edhe pse vrasja e tij la një zbrazëti të madhe, rruga dhe ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan.

Lavdi jetës dhe veprës së kolonelit!