Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 6 majin si datën e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Përmes një postimi në Facebook ai kujtoi edhe 6 majin si ditën kur vëllai i tij Luani ra dëshmor, raporton KlanKosova.tv.
“6 maji i vitit 1405 shënon lindjen e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Po në këtë ditë, 29 vjet më parë, Luani u bë i pavdekshëm. Sot, në Deçan dhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, nderuam me respekt heroin e Kosovës, Gjeneralmajor Luan Haradinaj, si dhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj”.
Postimi i plotë:
6 maji i vitit 1405 shënon lindjen e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Po në këtë ditë, 29 vjet më parë, Luani u bë i pavdekshëm.
Sot, në Deçan dhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, nderuam me respekt heroin e Kosovës, Gjeneralmajor Luan Haradinaj, si dhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj.
Nga brezi i luftëtarëve të lirisë, Luani ishte ndër të parët në organizimet çlirimtare, duke vënë themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të frymëzuar nga sakrifica e tij dhe e trimave të tjerë, mijëra luftëtarë iu bashkuan kësaj rruge, duke e çuar përpara deri në ditën e fitores.
Krenaria për sakrificën dhe heroizmin e tyre do të mbizotërojë gjithmonë mbi dhimbjen.
Lavdi!

