Haradinaj – “Mu ma kanë puthë dorën se kam vra serbë, e Kurtit për çka? Që po e lufton UÇK-në a?”

Ish-ushtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar në “Kosova Live” puthjen e dorës së Albin Kurtit nga një qytetar, në një tubim të LVV-së duke bërë krahasime me pritjet që, sipas tij, u janë bërë atij dhe disa sh-pjesëtarëve të UÇK-së pas kthimit nga Haga.

Haradinaj tha se edhe atij i kanë puthur dorën qytetarë pas lirimit, duke i thënë: “Ke vra serbë, na ke çliru”.

Reklame

“Edhe mu kur jam liru nga Haga ka pas njerëz që ma kanë puthë dorën, madje ua kom puthë edhe unë. Kur i kom pyt pse, më kanë thanë: ‘Se ke vra serbë, na ke çliru’”, tha ai.

Ai më pas ngriti pyetje se pse po i puthet dora Albin Kurtit, duke e lidhur këtë me qëndrimet ndaj UÇK-së.

“Për çka i puthet dora atij tjetrit? Dhe kur po i puthet, pse ky nuk ja kthen me puthje?”, deklaroi Haradinaj.

Tutje, ai përmendi edhe rastin e një personi që kishte bërë tatuazh Vjosa Osmanin në njërin krah dhe Albin Kurtin në tjetrin.

“A ju kujtohet, njoni e ka bo tattoo Vjosën në njonin krah e Albinin në krahun tjetër, tash duhet njonin me fshi”, u shpreh ai.

Në fund, Haradinaj tha se nëse dora e Kurtit po puthet për shkak të qëndrimeve kundër UÇK-së, atëherë qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që po bëjnë.

By admin7