Haradinaj përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Kur ra vëllai im Luani, ata të dytë ishin në krye të rreshtit

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 28-vjetorin e rënies heroike.
Haradinaj ka thënë se më 6 maj të vitit 1997, ku ra heroikisht, vëllai i tij, Luani, pranë tyre në krye të rreshtit ishin Fehmiu dhe Xheva.

“Në mes të zjarrit dhe plumbave, vendosmëria e tyre nuk u lëkund për asnjë sekondë. Aty u kalit ajo lidhje lirie e vulosur me gjak, që nuk do të thyhej kurrë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.