Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahen më 6 gusht në ora 10:00.
Në një konferencë për media, ajo ka kërkua nga partitë politike që të reflektojnë dhe të gjejnë gjuhen e përbashkët për formimin e institucioneve të reja.
Ajo ka bërë me dije se dialogu është detyrim i të gjitha partive politike.
“Sot ju njoftoj se seanca konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet më datë 6 gusht në ora 10:00. Pra, ditë e enjte. Deri atëherë mbete detyrim politik dhe institucional i subjekteve politike parlamentare që të vazhdojnë dialogun ”, ka thënë ajo.
Ajo ka bërë me dije se është përgjegjësi e të gjitha subjekteve politike formimi i institucioneve.
“Dialogun ndërmjet tyre askush nuk duhet ta shoh si një shenjë dobësi, por si dëshmi e përgjegjësi demokratike. Në një demokraci parlamentare përgjegjësia për ndërtimin e institucioneve nuk është ekskluzivitet i dikujt, por u takon të gjithëve. Marrëveshja kërkon gatishmëri dhe seriozitet nga të gjitha palët”, ka thënë ajo.



