Deputeti i betuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit me seancën e djeshme konstituive.
Hoti ka thënë se po i përcjell deklaratat dhe qëndrimet politike të zyrtarëve të LVV-së, duke theksuar se LDK-ja ka vullnet për të kontribuar në krijimin e institucioneve të reja.
Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis”, ka deklaruar Hoti.
Sipas tij, proceset politike nuk mund të zgjidhen përmes presionit apo kërcënimeve me zgjedhje të jashtëzakonshme.
Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”, ka shkruar Hoti.



