Lajmet e fundit
Tragjedi në Gjermani: Babai dhe vajza 3-vjeçare humbin jetën në aksident, shoferi i kamionit largohet Një aksident i rëndë trafiku në autostradën A3, pranë Emmerichut në Gjermani, ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e një 36-vjeçari dhe vajzës së tij vetëm trevjeçare. Aksidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje, në drejtim të Këlnit. Sipas policisë gjermane, një kamion që po kalonte nga korsia e djathtë në të majtën dyshohet se nuk ka vërejtur një automjet Volkswagen Golf që po lëvizte në atë pjesë të autostradës. Shoferi i Golfit ka tentuar të shmangë përplasjen, por ka humbur kontrollin mbi automjetin. Vetura është përmbysur, duke shkaktuar pasoja të rënda. 36-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa vajza e tij trevjeçare dhe partnerja e tij 26-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, kanë pësuar lëndime të rënda. Vajza është dërguar në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë më vonë. Sipas raportimeve të mediave gjermane, 26-vjeçarja tashmë nuk është në rrezik për jetën. Policia në kërkim të shoferit të kamionit Hetuesit dyshojnë se aksidenti është shkaktuar nga kamioni. Drejtuesi i tij dyshohet se ka frenuar pas përplasjes, por më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa pritur policinë. Dëshmitarët kanë përshkruar kamionin si një mjet me ngjyrë të errët dhe targa bullgare. Rimorkioja dyshohet se kishte targa holandeze dhe transportonte një kontejner të kuq. Policia gjermane ka nisur kërkimet për identifikimin dhe gjetjen e kamionit dhe drejtuesit të tij. Deri tani, ai ende nuk është lokalizuar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.
14 Sep 2026, Mon

“I dha 200 milionë euro, i humbi 200 mijë vota” – reagimi që po bën bujë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të mbi 90 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke drejtuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kica-Xhelili tha se pavarësisht shpenzimeve të mëdha dhe politikave që, sipas saj, synonin të fitonin mbështetje elektorale, VV ka pësuar rënie të ndjeshme të votave krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

“I dha 200 milionë euro, i humbi 200 mijë vota. Kosovë, Republika ime”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Deklarata e saj vjen në kohën kur po vazhdon numërimi i votave dhe rezultatet preliminare po tregojnë performancën e partive politike në nivel vendi.

Postimi i Kica-Xhelilit ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa debati politik mes partive pritet të intensifikohet pas certifikimit përfundimtar të rezultateve zgjedhore

Te Fundit