Legjenda suedeze e futbollit, Zlatan Ibrahimovic, ka shpërndarë vlerësime të jashtëzakonshme për kombëtaren e Spanjës pas triumfit të saj në Kupën e Botës 2026, ku mposhti Argjentinën me rezultat 1:0 në finale.
Ish-sulmuesi i Milanit, Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit e cilësoi stilin e lojës së spanjollëve si një nga më të bukurit që ka parë ndonjëherë, shkruan Indeksonline
“Kur spanjollët fillojnë të pasojnë topin, ta marrin shpirtin dhe shpresën. Kur luaja unë, nëse nuk e prekja topin sepse kundërshtari e mbante në zotërim, çmendesha dhe humbja durimin. Të vjen vetëm t’u vraposh pas dhe t’i godasësh”, u shpreh Ibrahimović.
Ai shtoi se suksesi i Spanjës është një fitore edhe për vetë futbollin.
“Sot fitoi futbolli. Mënyra se si luajnë dhe si e kanë përballuar këtë turne është fantastike. Kur shikon futboll, kjo është pikërisht ajo që dëshiron të shohësh”, deklaroi Zlatan.
Spanja u shpall kampione e botës pasi në finale mposhti Argjentinën falë golit të Ferran Torresit./Indeksonline/



