Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta këtë fundjavë.
IKSHPK paralajmëron se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj thotë se duhet të merren masa mbrojtëse.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rikujton se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj, masat e përgjithshme mbrojtëse janë të nevojshme për çdo individ, e sidomos për grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjët dhe fëmijët nga nxehtësia”.
Instituti tha se bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës këtë fundjavë në vendin tonë priten temperatura të ngritura, cilat kategorizohen si valë e të nxehtit me intensitet mesatar./Express/

