SPB Shkup ka zbardhur një rast të veprës penale “tentim vrasje”, për të cilin është paraqitur kallëzim penal me procedurë urgjente.
Zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me iniciale A.Ç., banor i Shkupit, i dyshuar se më 23 prill 2026, para një objekti gastronomik në rrugën “50 Divizija”, ka sulmuar me thikë personin A.Gj., duke i shkaktuar plagë therëse.
Pas marrjes së denoncimit, policia ka reaguar menjëherë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete operative, me ç’rast rasti është zbardhur plotësisht dhe i dyshuari është ndaluar.
Nga Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm pranë SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, është ngritur kallëzim penal ndaj A.Ç. për veprën penale “tentim vrasje”, sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.
Ndërkohë, me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

