Tre ushtarë japonezë kanë humbur jetën gjatë një incidenti në një stërvitje ushtarake në prefekturën e Oitas, ndërsa një tjetër është plagosur.
Sipas autoriteteve, incidenti ka ndodhur teksa ushtarët ndodheshin në një tank, kur një predhë ka shpërthyer brenda tytës së tij. Një hetim zyrtar është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.
Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, duke theksuar se qeveria do të hetojë ngjarjen dhe do të marrë masa të rrepta për forcimin e sigurisë gjatë stërvitjeve ushtarake.


