Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, sekretariati i etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga kuvendi

Shpërndaje
10:28 / E Martë, 28 Korrik 2026 / Z SIncidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, sekretariati i etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga kuvendi
Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat e kuvendit, ku pretendohet se ai mori dokumentin e marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Sekretariati i etikës ka shqyrtuar vetëm pjesën për përjashtimin e deputetit nga parlamenti, ndërsa sa i takon referimit në SPAK, ky nuk është në kompetencat e këtij organi, raporton Euronewsalbania.

Referimin në SPAK mund ta bëjë vetë Partia Socialiste.

By admin7