PhD candidat: Gzim Rushiti
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndikimi serb është i mishëruar në kuadrin e Dejtonit dhe ushtrohet kryesisht përmes Republika Srpska-s, entitetit autonom të dominuar nga serbët. Angazhimi i Beogradit përforcon autoritetin në nivel të entiteteve, dobëson institucionet në nivel shtetëror dhe ruan një rend politik të fragmentuar. Ndikimi ushtrohet përmes koordinimit të rregullt politik, marrëdhënieve të veçanta dhe paralele, ndërvarësisë ekonomike dhe narrativave të përbashkëta mediatike, në vend të ndërhyrjes së drejtpërdrejtë.(1)
Qëllimi i “Botës serbe” dhe nëpërmjet saj në hije të thellë qëndron dhe vepron “Bota Ruse” është që në shtetet e rajonit të Ballkanit të rritet ndikimi i Serbisë, të dobësohet funksionimi i institucioneve demokratike në shtetet e Ballkanit dhe të pengohet integrimi i shteteve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.
Instrumenti nëpërmjet të cilit vepron projekti i ahtuquajtur “bota serbe” në Bosnjë dhe Hercegovinë është Republika Srpska, të cilin Serbia e shfrytëzon si një armë për destabilizim të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe potencialisht edhe për shpërbërje të saj.
Projekti i ashtuquajtur “bota serbe” nga ana e zyrtarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës shihet dhe është komentuar në mënyra të ndryshme. Projekti “bota serbe” gëzon një simpati dhe gjen mbështetje në entitetin ser btë Bosnjë dhe Hercegovinës. Sipas anëtarit të presidencës trepalëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, nuk egziston një projekt i cili bën thirje për krijimin e Serbisë së Madhe.
Millorad Dodik i thotë se “Projekti ynë është të forcojmë Republika Sërpskën në atë masë sa të jemi një shtet i pavarur në këtë rajon. Tregimi për ‘Botën serbe’ është një histori për vlerat që njerëzit kanë, dhe ato janë vlerat që lidhen me besimin dhe identitetin tonë”.(2)
Ndërsa në lidhje me qëndrimet e shprehura nga ana e politikanit dhe zyrtarit të lartë shtetëror të Serbisë Aleksandar Vulin në lidhje me projektin e ashtuquajtur “bota serbe” kanë reaguar dhe i kanë shprehur qëndriimet e tyre edhe zyrtarët shtetëror nga Bosnjë dhe Hercegovina.
Ish Ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës Bisera Turkoviq në lidhje me qëndrimet e Aleksandar Vulin për projektin “bota serbe” është shprehur se ajo ka pritur që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq të distanohej menjëherë nga deklaratat dhe qëndrimet e politikanit dhe zyrtarit të lartë të Serbisë Aleksandar Vulin, sepse në rast të kundërt, ashtu siç u shpreh ajo, heshtja e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq lenë të kuptohet se politika zyrtare e Serbisë synon që të prishë Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit me qëllim që të aneksojë pjesën e Republikës Srpska të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Ish Ministrja e Punëve të Jashtme e Bosnjë dhe Hercegovinës Bisera Turkoviq është shprehur për qëndrimet e politikanit veteran nacionalist serb dhe zyrtarit të lartë shtetëror të Serbisë Aleksandar Vulin se “deklarata e Vullinit është një shkelje flagrante e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, destabilizim i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe një kërcënim për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës, të cilët u mbrojtën nga agresioni dhe gjenocidi 26 vjet më pare”. Nënkryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i vlerësoi deklaratat e Vullinit si hegjemoniste, ndërsa zëvendëspresidenti i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Millan Dunoviq, tha se përpjekja për të ringjallur Serbinë e madhe nuk kontribuon në të mirë të marrëdhënieve fqinjësore.(3)
Projekti i ashtuquajtur “bota serbe” është vazhdimësi e projektve, dokumenteve dhe elaborateve të hartuara nga Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë duke nisur që nga Naçertanie e deri tek projekti i ahtuquajtur “bota serbe”, të cilët ndëmrjet tyre mund të dallojnë për nga forma, mënyra dhe instrumentet të cilët i parashohin se si munden të arrijnë të realizojnë qëllimin e tyre, port ë gjithë sëbashku kanë pasur vetëm një qëllim të përbashkët e ai është krijimi i Serbisë së Madhe.
Politika të cilën e promovon dhe synon që ta realizojë Serbia nëpërmjet projektit të ashtuquajtur “bota serbe” synon të krijojë një ndikim të fortë të Serbisë në marrëdhëniet rajonale me shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit, duke synuar që të realizojë edhe një tjetër qëllim final të Serbisë në Ballkan i cili është që të krijojë destabilizim të këtij rajoni dhe të pengojë anëtarësimin e shteteve të Ballkanike në Bashkimin Evropian për një periudhë sa më të gjatë.
Literatura:
1. Lukáš Horák, Petr Čermák, Building the “Serbian World” – Serbia’s Impact on Security and Stability in the Western Balkans, Policy Paper / 05 March 2026, Association for International Affairs, Praha, 2026, p, 6 2. https://dosja.al/bota-serbe-koncepti-qe-po-zemeron-vendet-e-ballkanit-perendimor 3. https://dosja.al/bota-serbe-koncepti-qe-po-zemeron-vendet-e-ballkanit-perendimor



