Interesante! Declan Rice mbuloi gojën me dorë, por nuk u ndëshkua me karton të kuq?!

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore të çmendur ndaj Anglisë me rezultatin 2:1 dhe ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Në rrjetet sociale është bërë virale një video, ku shihet Declan Rice, shkruan Indeksonline.

Mesfushori i Anglisë ishte duke biseduar diçka me Lionel Messin dhe paprimtas e mbuloi gojën me dorë, që është e palejuar në futboll.

Megjithatë, gjyqtari dhe sistemi VAR nuk e hetuan këtë dhe s’pati karton të kuq.

Gjatë këtij turneu dy lojtarë u larguan nga fusha për shkak se mbuluan gojën me dorë. Ishte Miguel Almiron i Paraguait dhe Piero Hencapie i Ekuadorit./Indeksonline/

By admin4