Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së, fokusi është te mbyllja e konfliktit dhe dëmshpërblimi

Irani thotë se i është përgjigjur listës pesë pikëshe të paraqitur nga SHBA-ja më herët, ku regjimit të ajatollahëve i kërkohej të mbante vetëm një site bërthamor dhe të transferonte rezervat e uraniumit të pasuruar tek Shtetet e Bashkuara.

Republika Islamike deklaroi tani se i ka dorëzuar palës amerikanë përmes Pakistanit një propozim të ri me 14 pika, i fokusuar kryesisht në mbylljen e luftës, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, e cituar nga një burim i afërt me negociatat. Teherani pretendon se shkëmbimet po vazhdojnë përmes ndërmjetësuesve pakistanez duke mbrojtur kërkesat e tij, përfshirë zhbllokimin e pasurive të ngrira jashtë vendit dhe heqjen e sanksioneve të gjatë.

Reklame

Po ashtu, Teherani kërkon dëmshpërblim për dëmet e luftës, duke e cilësuar konfliktin “të paligjshëm dhe të pabazuar”. SHBA-ja ka refuzuar lirimin e ndonjë pjese të pasurive iraniane dhe ka paralajmëruar se do të ndalojë armiqësitë vetëm kur Irani të hyjë në negociata formale paqeje. Presidenti Donald Trump kërcënoi të dielën se “nuk do të mbetet asgjë nga Irani” nëse nuk pranon kërkesat amerikane dhe nuk arrin një armëpushim të përhershëm.

Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit njoftoi sakaq krijimin e një entiteti të ri për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit, të cilën Republika Islamike praktikisht e ka bllokuar dhe ka paralajmëruar vendosjen e një tarife për kalimin e anijeve.

By admin5