Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka mbërritur në Moskë për një vizitë zyrtare me presidentin rus, Vladimir Putin në lidhje me tensionet në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Gjatë një deklarate për mediat, Araghchi u shpreh se ishte një mundësi e mirë që të zhvillojnë bisedime me miqtë rus në lidhje me situatën aktuale, ku sipas tij, Irani kërkon një zgjidhje të drejtë ku të mbrohen interesat kombëtare të vendit.
Sipas tij, bisedimet Iran-SHBA mund të rifillonin, ndërsa shtoi se kishin rënë dakord që Teherani ka rënë dakord me Omanin të vazhdonin konsultimet në nivel ekspertësh për të siguruar tranzit të sigurt dhe për të mbrojtur interesat e përbashkëta në rrugën ujore.

