Komanda më e lartë e përbashkët ushtarake e Iranit paralajmëroi të premten kundër asaj që e përshkroi si përdorim të hapësirës ajrore të vendeve fqinje nga avionë ushtarakë izraelitë për t’iu afruar Iranit.
Në një deklaratë, Selia Qendrore e Khatam al-Anbiya tha se lëvizja dhe prania e “ushtrisë terroriste të regjimit sionist” në qiellin e disa vendeve fqinje drejt Iranit është një akt i rrezikshëm dhe një kërcënim për vendin.
Megjithatë, deklarata nuk specifikoi se për cilin vend ose vende fqinje bëhej fjalë. Selia qendrore paralajmëroi se nëse SHBA-të nuk janë në gjendje ta frenojnë ose kontrollojnë Izraelin, Irani “nuk do të tolerojë asnjë kërcënim kundër vetes”.
Ai shtoi se Teherani rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur veprimeve “të rrezikshme”.

